Help Topics

Transport & Order

Informacione mbi Transportin

Transporti për tek adresa juaj bëhet çdo ditë të javës nga e Hëna deri të Dielën. E rëndësishme për ne është që ju të merrni porosinë e paguar, kështu ne mundohemi të ju kontaktojmë në cilën do mënyrë që ju zgjidhni për të ju kontaktuar. Mënyrat e komunikimit:

**Përmes telefonatës/thirrjes 049 926 100
Përmes SMS në numrin +383 49 926 100
Përmes Viber +383 49 926 100
Përmes Whatsapp +383 49 926 100

Transporti bëhet brenda 48h në të gjitha qytet e Kosovës.
Nëse keni kryer pagesën dhe keni vendosur një adresë tjetër dhe dëshironi ta ndryshoni atë, ju mund të kontaktoni Shërbimin ndaj Klientit për ta evidentuar këtë ndryshim, apo ta njoftoni korrierin për ndryshim adrese në momentin që korrieri ju thërret për të ju njoftuar që porosia është duke ardhur.

Hapja e Paketimeve

Korrieri ynë në momentin që ju dorëzon pakon/porosinë, ju nënshkruani për pranimin e saj me qëllim të evidentimit në sistemin digjital për tracking order. Pakot nuk hapen në momentin e pranimit të tyre, vetëm nëse ne shohim të arsyeshme hapjen e paketimeve të produkteve të veçanta. Për informata shtesë mund të na kontaktoni në numrin i cili shfaqet të Kontakti.

Mënyrat e Transportit

Ne ofrojmë transport të shpejtë Brenda 48h në tërë territorin e Kosovës. Kështu kemi planifikuar të ju ofrojmë vetëm dy mënyra të transportit:
Transporti Standard ne Kosovë: realizohet Brenda 48h.**
Transporti Pick a Date: nënkupton që ju mund të rezervoni një datë të caktuar për dërgimin e porosisë. Aplikohet zakonisht për dhurata, paguaj sot që të dërgohet porosia në datë të caktuar.
Ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni brenda 3-5 dite pune.

Çmimet e Transportit

Çmimi i Transportit Standard është 2€ brenda Kosovës.
Çmimi i Transportit Standard është 5€ brenda Shqipërisë.
Çmimi i Transportit Standard është 5€ brenda Maqedonisë.

Ndërrimi i masës ose artikullit

Në Kosovë për ndërrim të numrit ose produktit transporti kushton 2€.
Në Shqipëri dhe Maqedoni për ndërrim të numrit ose produktit transporti kushton 5€.

Anulimet.

Në momentin që keni kryer pagesën për porosinë tuaj, dhe ju keni vendosur të anuloni një produkt apo të bëni ndonjë ndryshim në porosi ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Klientit sa më shpejt të jetë e në mënyrë që të mund të intervenohet nëse është e mundur. Nëse ne nuk jemi në gjendje të anulojmë apo ta ndryshojmë porosinë ju mund të kontaktoni për të parë mundësinë e kthimit të tij.

© 2025 Bukera